- TIFF 2013 | Special Programme | Tirana International Film Festival 23-31 October
SPECIAL PROGRAM
Në edicionin e 11të të TIFF, në bashkëpunim me Izraeli Film Fund dhe Ambasadën e Izraelit në Tiranë, do të shfaqet Programi Special “IZREAL”, seksion i dedikuar për herë të parë kinemasë bashkëkohore izraelite. Shfaqja e filmave do të prezantohet nga Presidenti i Izraeli Film Fund Katriel Schory. Përveç katër filmave më të rinj të prodhuar nga kinemaja Izraelite do të projektohen për publikun edhe disa nga filmat e shkurtër më të mirë si dhe disa video art, që së bashku me postera dhe imazhe të filmave do të ekspozohen gjatë ditëve të festivalit në Galerinë FAP të Universitetit të Arteve.
- Në bashkëpunim me Asian Short Shorts Film Festival do të kemi programin “Big Shorts in Japan” ku për herë të parë do të projektohet një seleksiono i filmave të shkurtër më të mirë japonezë të viteve të fundit. Ky bashkëpunim konsiston edhe me projektimin e filmave të shkurtër shqiptarë në edicionin e ardhshëm të këtij aktiviteti në Tokio 2014.
- Një nga vlerat e programacionit të edicionit të njëmbëdhjetë të TIFF 2013 është edhe prezantimi i një prej distributorëve më me reputacion në botë për filmin e shkurtër me te cilin TIFF ka bashkëpunuar që në hapat e para. Prej dhjetë vjetësh bashkëpunimi me kompaninë e distribucionit spanjoll KIMUAK ka qene i pandarë dhe mjaft i frytshëm. Ndaj këtë edicion KIMUAK vjen me një program special me filmat e shkurtër më të mirë të 15 viteve të fundit, që do të prezantohet nga Esther Cabero, koordinatore e KIMUAK.
- Një ndër qëllimet e festivalit është krijimi i një atmosfere kreative si dhe njëkohësisht të ballafaqimit të vlerave për kineastët e rinj. Këtë edicion në bashkëpunim me London Film School TIFF ka bërë të mundur prezantimin e krijimeve të tyre më të mira të kuruara nga drejtuesi i kësaj shkolle Ben Gibson. Gjatë programit do të krijohet një hapësirë për të projektuar edhe filmat e një grupi të studentëve të dy shkollave të filmit në Tiranë.
- TIFF në bashkëpunim me National Film Board of Canada prezanton për herë të parë përpara audiencës së festivalit Norman McLaren me një përzgjedhje nga filmat më të mirë të tij të vlerësuar me mjaft çmime ndërkombëtare si Oscar, Ariu i Artë dhe Bafta. Ai ka qene pionier në fushën e animacionit, visual music, abstract film dhe graphical sound.
- Do të jetë përsëri në TIFF BALKAN SHORTS, seleksionimi i kthyer në traditë i filmave të shkurtër më të mirë ballkanikë, mundësuar nga bashkëpunimi i ngushtë me AltCine dhe Elektra Venaki, Greqi.
- Në këtë edicion do të prezantohet për herë të parë dhe projekti CineFier, që përfaqëson një realitet të ri si për nga forma dhe vendi i realizimit ashtu edhe për nga forma e konceptimit. Ideatori dhe drejtori i projektit, regjisori Bujar Alimani do ta përshkruante kështu këtë nismë që po kthehet në traditë:
Nessun commento:
Posta un commento