lunedì 16 settembre 2013

TIFF | Tirana International Film Festival | 23-31 October/Tetor, 2013 - Workshops and Seminars | Kinema MILLENNIUM | Tirane, ALBANIA

Workshops and seminars will continue to be an integral part of this edition:

MAKING MOVIES held by Katriel Schory, President of Israel Film Fund

COLLABORATION BETWEEN NEW CINEMATOGRAPHERS AND THE VALUE OF CO-PRODUCTION by Ben Gibson, director of London Film School

PRODUCING LOW BUDGET MOVIES by Luis Minarro, producer of the winning movie in Cannes Film Festival 2010,

FILM MARKET & DISTRIBUTION by Esther Cabero, coordinator of KIMUAK
THE FUTURE OF FILM FESTIVALS AND NEW CHALLENGIES by Esther Cabero, coordinator of KIMUAK

FESTHOME Platform

TIRANA FILM LAB
...................................................................................................................
Workshop- dhe seminaret do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandare edhe e këtij edicioni:

MAKING MOVIES do të mbahet nga Katriel Schory, President i Izraeli Film Fund

MBI BASHKËPUNIMIN NDËR KINEASTËT E RINJ DHE VLERAT E KOPRODUKSIONIT nga Ben Gibson, drejtori i London Film School

TË PRODHOSH FILMA ME BUXHET TË ULËT nga Luis Minarro, producent i filmit fitues në Cannes Film Festival 2010,

FILM MARKET & DISTRIBUTION  nga Esther Cabero, koordinatore e KIMUAK
THE FUTURE OF FILM FESTIVALS AND NEW CHALLENGIES nga Esther Cabero, koordinatore e KIMUAK

FESTHOME Platform

TIRANA FILM LAB

TIFF | Tirana International Film Festival | 23-31 October/Tetor, 2013 SPECIAL SCREENINGS | Kinema MILLENNIUM | Tirane, ALBANIA

      TIFF 2013 | Special Programme | Tirana International Film Festival 23-31 October
    The 11th edition of TIFF, in association with the Israel Film Fund and the Israel Embassy in Tirana, will present the special Program “ISRAEL”, a section dedicated for the first time to the contemporary Israeli cinema. The show of the movies will be presented by the Israeli Film Fund director Katriel Schory. Other than the four newest movies produced by the Israeli cinema, the public will also be introduced to some of the best short movies and video arts, which during the days of the festival will be exhibited along with posters and images from the movies in the FAP Gallery of the University of Arts.
    In association with Asian Short Shorts Film Festival comes the program “Big Shorts in Japan” where for the first time a section of recent best Japanese short movies selections will be projected. This collaboration will also bring the projection of Albanian short movies in the next edition of this activity in Tokyo 2014.
    One of program’s highlights of the eleventh edition of TIFF 2013 is the presentation of one of world’s most reputable Short Film distributors with which TIFF has worked closely since its inception. For ten years the collaboration with the Spanish distributing company KIMUAK has been congruous and advantageous. Therefore in this edition KIMUAK comes with a special program of best short movies of the last 15 years, which will be presented by Esther Cabero, coordinator of KIMUAK
    One of festival’s goals is to create an original atmosphere and at the same time challenge the new cinematographers. In this edition, in collaboration with the London Film School TIFF has made possible the presentation of their best conceptions curated by the director of this school Ben Gibson. During the program there will be a sequence to project movies by a group of students from the two film schools of Tirana.
    TIFF in partnership with the National Film Board of Canada will present for the first time for the audience of this festival Norman McLaren, with a selection of his best movies honored with many international awards like Oscar, Golden Bear and Bafta. He has been a pioneer in the field of animation, visual music, abstract film and graphical sound.
    Returning to TIFF BALKAN SHORTS, their collections have become tradition in the best Balkan short movies, made possible by the close cooperation with AltCine andElektra Venaki, Greece.
    This edition will stage for the first time the project CineFier, which represents a new reality in form and the place of realization and in its perception. Its author is director Bujar Alimani. He is the inventor and leader of this project.
    Recurring, like in other editions REFLECTING ALBANIA, a program of ten years in the festival, dedicated to the movies produced by foreign cinematographers for Albania.

TIFF | Tirana International Film Festival | 23-31 October/Tetor, 2013 SPECIAL SCREENINGS | Kinema MILLENNIUM | Tirane, ALBANIA

    TIFF 2013 | Special Programme | Tirana International Film Festival 23-31 October

SPECIAL PROGRAM
  • Në edicionin e 11të të TIFF, në bashkëpunim me Izraeli Film Fund dhe Ambasadën e Izraelit në Tiranë, do të shfaqet Programi Special “IZREAL”, seksion i dedikuar për herë të parë kinemasë bashkëkohore izraelite. Shfaqja e filmave do të prezantohet nga Presidenti i Izraeli Film Fund Katriel Schory. Përveç katër filmave më të rinj të prodhuar nga kinemaja Izraelite do të projektohen për publikun edhe disa nga filmat e shkurtër më të mirë si dhe disa video art, që së bashku me postera dhe imazhe të filmave do të ekspozohen gjatë ditëve të festivalit në Galerinë FAP të Universitetit të Arteve.
  • Në bashkëpunim me Asian Short Shorts  Film Festival do të kemi programin “Big Shorts in Japan” ku  për herë të parë do të projektohet një seleksiono i filmave të shkurtër më të mirë japonezë të viteve të fundit. Ky bashkëpunim konsiston edhe me projektimin e filmave të shkurtër shqiptarë në edicionin e ardhshëm të këtij aktiviteti në Tokio 2014.
  • Një nga vlerat e programacionit të edicionit të njëmbëdhjetë të TIFF 2013 është edhe prezantimi i një prej distributorëve më me reputacion në botë për filmin e shkurtër me te cilin TIFF ka bashkëpunuar që në hapat e para. Prej dhjetë vjetësh bashkëpunimi me kompaninë e distribucionit spanjoll KIMUAK  ka qene i pandarë dhe mjaft i frytshëm. Ndaj këtë edicion KIMUAK vjen me një program special me filmat e shkurtër më të mirë të 15 viteve të fundit, që do të prezantohet nga Esther Cabero, koordinatore e KIMUAK.
  • Një ndër qëllimet e festivalit është krijimi i një atmosfere kreative si dhe njëkohësisht të ballafaqimit të vlerave për kineastët e rinj. Këtë edicion në bashkëpunim me London Film School TIFF ka bërë të mundur prezantimin e krijimeve të tyre më të mira të kuruara nga drejtuesi i kësaj shkolle Ben Gibson. Gjatë programit do të krijohet një hapësirë për të projektuar edhe filmat e një grupi të studentëve të dy shkollave të filmit në Tiranë.
  • TIFF në bashkëpunim me National Film Board of Canada prezanton për herë të parë përpara audiencës së festivalit Norman McLaren me një përzgjedhje nga filmat më të mirë të tij të vlerësuar me mjaft çmime ndërkombëtare si Oscar, Ariu i Artë dhe Bafta. Ai ka qene pionier në fushën e animacionit, visual music, abstract film dhe graphical sound.
  • Do të jetë përsëri në TIFF BALKAN SHORTS, seleksionimi i kthyer në traditë i filmave të shkurtër më të mirë ballkanikë, mundësuar nga bashkëpunimi i ngushtë me AltCine dhe Elektra Venaki, Greqi.
  • Në këtë edicion do të prezantohet për herë të parë dhe projekti CineFier, që përfaqëson një realitet të ri si për nga forma dhe vendi i realizimit ashtu edhe për nga forma e konceptimit. Ideatori dhe drejtori i projektit, regjisori Bujar Alimani do ta përshkruante kështu këtë nismë që po kthehet në traditë:
“Kursi kinematografik dymujor CINEFIER është një përpjekje e sinqertë dhe pa asnjë qëllim përfitimi për të mbështetur forcën dhe energjinë e jashtëzakonshme që ekziston tek të rinjtë dhe për ta transformuar atë në krijimtari. Do mund të ishte një kurs pikture, muzike apo gjithfarë tjetër. Por nuk mund të mendohet arti i kinemasë pa pjesëmarrjen e shumë njerëzve, pa debatet, pa dialogun, pa ndryshueshmërinë e mbi të gjitha pranimin e kësaj ndryshueshmërie te tjetri, gjë e rrallë kjo në gjithë jetën social-politiko-artistike në Shqipëri. Megjithatë, filmat e nxënësve kanë brenda sinqeritetin dhe moshën e tyre si një dokument pamor i ëndrrës së tyre, të cilën ne u përpoqëm ta ruanim deri në fund të brishtë dhe “adoleshente”. Nuk i privuam asnjëherë dhe as imponuam për të shprehur të lirë gjithë botën e tyre, për të qenë në opozitë me gjithçka e për të vështruar përtej gjithçkaje dhe u bindëm se më së fundi, ata kishin një botë po kaq të bukur sa vetë ata. Të bukur si filmat që do të shihni…”

TIFF | Tirana International Film Festival | 23-31 October/Tetor, 2013 SPECIAL SCREENINGS | Kinema MILLENNIUM | Tirane, ALBANIA

One of this festival’s entries is the premier of the first Albanian-Britannic coproduction of the essay movie “Here be Dragons” directed by Mark Cousins and produced by Dan Boyd, Genc Permeti and Ilir Butka. The movie was featured as a world premiere at Telluride’s Film Festival, one of the world’s most prestigious festivals, and comes at TIFF as a national premiere. Director Mark Cousins is invited at TIFF and will also present his movie “History of Film and Children”, which was presented in the last edition of Canes Film Festival 2013, making the Children’s Albanian Film a participant among other cinematography.

Nicolas Roegh is the confirmed guest of honor of this festival. He is the author of movies “Performance”, “Walkabout”, “The Man Who Fell to Earth” and more. Roegh is recognized as the author of some of most discussed movies of his time and a rare master of the living, active and true cinematography. For this festival’s audience he will present “Preformance”, 1970 featuring Mick Jagger of the Rolling Stones.

Producer Don Boyd will present for the public the movie “Aria”, 1987, written and directed by ten most famous directors like Jean Luc Godard, Robert Altmann, Ken Russell, Nikolas Roegh, etc. The segment “One Night at the Opera” directed by Nikolas Roegh, which investigates King Zog’s assassination attempt in Vienna, 1931.

The very well-known Italian producer and screenwriter Amedeo Pagani, who has also produced movies by Teo Angelopulos, Liliana Cavani, Takeshi Kitano, etc. will present his controversial movie “Il Portiere della Notte”, 1974 by Liliana Cavani, written by Cavani and Amedeo Pagani.

Also for the first time, in collaboration with the Institute for Art and Culture of Taiwan, comes the 1993 movie “The Wedding Banquet” by director Ang Lee, winner of Oscar and many other prestigious awards. The movie will be presented by Max Wong.

TIFF | Tirana International Film Festival | 23-31 October/Tetor, 2013
SPECIAL SCREENINGS | Kinema MILLENNIUM | Tirane, ALBANIA

Një ndër risitë e këtij festivali është premiera e koproduksionit të parë shqiptaro- britanik të filmit essè “Here be Dragons” me regji të Mark Cousins dhe producentë Dan Boyd , Genc Përmeti dhe Ilir Butka. Filmi u prezantua si premierë botërore në Telluride Film Festival, ndër më prestigjozët në botë dhe vjen në TIFF si premierë kombëtare. I ftuar në TIFF do të jetë vetë regjizori Mark Cousins. Në të njëjtën kohë regjizori Mark Cousins do të prezantojë dhe filmin e tij “History of Film and Children”, që u prezantua në edicionin e fundit 2013 të Cannes Film Festival, ku midis kinematografive të tjera përfaqësohet edhe filmi shqiptar për fëmijë.

I ftuari i nderit i festivalit është konfirmuar të jetë regjisori legjendar britanik, Nicolas Roegh autori i filmave “Performance”, “Walkabout”, “The Man Who Fell To Earth”, etj. Roegh konsiderohet si autori i filmave më të diskutueshëm të periudhës së tij si dhe ndër të paktët mjeshtër të vërtetë të kinemasë të gjallë dhe aktivë. Për audiencën e Festivalit ai do të prezantojë “Performance”, 1970 me Mick Jagger të Rolling Stones.

Producenti Don Boyd do të prezantojë për publikun filmin “Aria”, 1987 i shkruar dhe drejtuar nga 10 prej regjisorëve më të famshëm si Jean Luc Godard, Robert Altmann, Ken Russell, Nikolas Roegh, etj. Interesante për audiencën tonë do të jetë segmenti “One Night At The Opera” me regji të Nikolas Roegh, në të cilën trajtohet tentativa për atentat ndaj mbretit Zog në Vjenë në vitin 1931.

Producenti dhe skenaristi i njohur italian Amedeo Pagani, i cili ka prodhuar filmat e Teo Angelopulos, Liliana Cavani, Takeshi Kitano, etj. do të prezantojë filmin kontraversial “Il Portiere della Notte”, 1974 të Liliana Cavani-t me skenar nga Cavani dhe vetë Amedeo Pagani.

Në bashkëpunim me Institutin për Kulturën dhe Artet të Taiwan-it gjithashtu për herë të parë në program jashtë konkurrimit do të projektohet filmi “The Wedding Banquet”, 1993 i regjisorit Ang Lee, fitues i Oscar dhe i shumë çmimeve të tjera prestigjioze. Filmi do të prezantohet nga Max Wong.

sabato 7 settembre 2013

TIFF 2013 - Kimuak